Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj thotë se kërkesa e SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore është jo ligjore, por hakmarrëse.
Genc Gjokutaj: Ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, çka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë sepse është e paparashikuar në ligj kërkesa që ka bërë SPAK. Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Kur kërkesa është jo ligjore, nuk ka argument. Kërkesa e SPAK është në banesë, ne nuk kemi paraqitur kërkesë.
Gjatë fjalës së tij, avokati Gjokutaj ka thënë se kanë kërkuar të njihen më shumë me provat e paraqitura ditën e sotme nga ana e prokurorëve, ndaj dhe seanca është shtyrë për nesër në orës 11:00.
Genc Gjokutaj: Seanca e sotme, siç ishte njoftuar, kishte të bënte më kërkesën e SPAK për “arrest në shtëpi” për Berishën. I kërkuam gjykatëses të jepte dorëheqjen me shkak të njëanshmërisë. Ajo nuk u shpreh as pro dhe as kundër. Para kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin që Berisha ka qenë kryetar i KLD-së dhe në atë vit, gjyqtarja ishte shkarkuar. Vijoi seanca deri në momentin që shteruan kërkesën prokurorët dhe bëmë një set pyetjesh për të cilat ata bënë sikur dhënë përgjigje, por nuk u dhanë. Kërkuam të njiheshim me provat. Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për nesër.