Kryesore “Jo policë, por dy batalione të vendosë para pallatit, unë…”, Berisha flet...

“Jo policë, por dy batalione të vendosë para pallatit, unë…”, Berisha flet për masën e arrestit ndaj tij

“Një ansambël të kontrolluar nga Rama”. Kështu e quan Berisha kërkesën e SPAK për masë “arresti në shtëpi” me mbikëqyrje policore.

Në konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se Rama me këto që po bën mendon se do të zgjasë pushtetin, por do të ndodhë e kundërta.

“Kjo është kërkesë e Edi Ramës, mos i ngatërroni gjërat. Ky është proces politik, kjo është kërkesë e Ramës në qëndrimet e tij antikushtetuese, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Sali Berisha do ta krrente atë si një kalbësirë nga pushteti. Nuk ka asgjë tjetër në këtë mes, nuk ka asnjë çudi. Ky është një ansambël i kontrolluar nga Rama, i cili mendon se në këtë mënyrë do të zgjasë pushtetin e tij. Në fakt do ndodhë e kundërta. Ju garanton se PD nuk do ta ndalojë asgjë në mosbindjen e saj civile dhe vendosmërisë për të përmbysur këtë regjim të bazuar në drogën krimin.

Një gjë dua t’u them sot mbarë qytetarëve. Sali Berisha nuk është rikthyer kurrë për një interes më të vogël personal. Absolutisht jo, vetëm për të bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Është rikthyer me objektivin e dyfishtë, një opozitë e vërtetë dhe fitoren e saj. Më mirë se kushdo tjetër këtë e kuptoi Edi Rama dhe vrapoi si frikacak, Jo dy policë të vërë, por dy batalione, unë nuk kam asnjë impresion. Pra tregon vetëm tmerrin që ka nga Berisha. I them Edvin je i pashpresë”, u shpreh Berisha.