Ditën kur Ilir Meta u votua si President, e konsideron ditë të zezë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kështu shprehet deputeti Ralf Gjoni.
Në Parlament ku diskutohej për projekt-rezolutën e shkarkimit të Metës, Gjoni iu drejtua me ironi deputetëve të mazhorancës duke i thënë se dikur e votuan si President dhe tani duan ta shkarkojnë.
“Kjo që po bëni sot juve është cirk. Më vjen të qesh kur ju shoh se si doni të shkarkoni Ilir Metën nga President i Repubikës. Juve që e votuat të gjithë në rresht me WhatsApp. Ju e votuat, ta gëzoni, ta mbani. Unë jam i vetmi që e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë të votimit të Ilir Metës. Edhe ju s’keni dashur ta votoni Ilir Metën për Presidentit, por për arsye të tjera. Unë e dija se largimi i Metës nga LSI ishte fillimi i fundi të asaj partie.
Ju e zgjodhët Ilir Metën, Edi Rama ju urdhëroi, sepse donit ta hiqni qafe nga politika dhe ta dergjnit në atë pallat presidencial. Ilir Meta është bishë politike, është makineri politike. E çuat atje se menduat që do ishte mbi palët. Presidenti nuk vlen asgjë në këtë vend. Jo Ilir Meta, por Presidenti. Unë mendoj më mirë të ishim Monarki. Princi Leka dhe Princesha Zaharia janë më dinjitozë se Presidenti”, tha deputeti i ri Ralf Gjoni.