Protestuesit e PD kanë nisur të ngrenë çadra përpara zyrës së Ramës.
Sipas organizatorëve, ato do të jenë aty deri në një afat të pacaktuar.
“Ne nuk lëvizim”; “Rama ik”; janë këto disa nga thirrjet e protestuesve që po montojnë në këto momente çadrat
“Një lëvizje popullore kombëtare dhe demokratike për të shporrur qeverinë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme” – tha kreu i PD, Basha lidhur me përshkallëzimin e protestës.
Siç shihet nga foto Basha dhe Mediu janë ulur sëbashku me qytetarët në mes të bulevardit.