Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ashpër diskutimet që po zhvillohen në Gjermani për lehtësimin e kufizimeve që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.
Gjatë një videokonference të udhëheqjes së partisë së saj të Unionit Kristian-demokrat, Merkel e bëri të qartë se ishte e pakënaqur që mesazhi i lehtësimit të kufizimeve kishte çuar në “diskutime orgji” në disa shtete federale, thanë burime mes pjesëmarrësve në këtë videokonferencë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Merkel shprehu shqetësimin se përparimi i bërë në drejtim të frenimit të shkallës së infeksionit mund të ngadalësohej sepse shumë pak njerëz do të respektonin rregullat e distancimit social.
”Diskutimi për lehtësimin e kufizimeve nuk është i dobishëm”, tha ajo sipas këtyre burimeve.