Kuriozitete Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi

Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi

Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë sinjale radio nga hapësira jashtë sistemit diellor që përsëriten në intervale të rregullta. Kapja e parë u dëgjua një herë në një orë për katër ditë, mandej u ndërpre për të rinisur sërish 12 ditë më vonë.

Ky cikël u përsërit për çdo 16.35 ditë për më shumë se një vit dhe sinjali origjinonte nga një galaktikë që është 500 milionë vjet dritë larg. Shkencëtarët spekulojnë se burimi mund të jetë një trup qiellor që orbiton rreth një ylli apo trupi tjetër. Por rregullsia e sinjalit nuk shpjegohet me këtë hipotezë.

Një tjetër shpjegim është ai që flet për erëra yjore që ushqejnë apo bllokojnë sinjalin. Mundet të jetë edhe një trup qiellor që rrotullohet.

Instituti Teknologjik i Masaçusets ka hedhur poshtë skenarin e alienëve si burim sinjali për shkak se këto sinjale radio janë shenja të ngjarjeve energjetike të një shkalle ekstreme në kozmos.

“Edhe një specie tepër e zhvilluar me shumë pak gjasë do të mund të prodhonte energji në këtë shkallë”, shpjegon MIT.

Sinjale të tilla zgjasin vetëm disa milisekonda çka e bën të vështirë gjurmimin e burimit. Por ato përbëjnë një nga misteret më të mëdha për astronominë moderne.