Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe e ka rrëzuar planin e qeverisë britanike për të dëbuar emigrantët në Ruandë.
Gjykata e Lartë britanike e konsideron të paligjshëm planin e qeverisë për vendosjen e azilantëve në Ruandë.
Trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë mbështeti vendimin e dhënë më herët nga Gjykata britanike e Apelit, që argumentonte se ka një rrezik real që azilantët të cilët kërkojnë azil në Britani të dërgohen në Ruanda në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre.
Ndalimi i emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë ishte premtimi kryesor i kryeministrit Rishi Sunak.