Gjykata e Lartë shpalli mbarimin e mandatit për 5 gjyqtarë të saj. Vendimi u dha në mbledhjen e trupës së gjyqtarëve të drejtuar nga kryetari i gjykatës së Lartë.
Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve:
-Aleksandër Muskaj
-Evelina Qirjako
-Guxim Zenelaj
-Arjana Fullani
-Andi Çeliku
Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë.
Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.