Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Çudi, gjykatat italiane e njohin të drejtën për të njohur gjendjen shëndetësore të një qytetari shqiptar, gjykata shqiptare nuk e pezulloi”, u shpreh avokati i Llallës, Sokol Hazizaj.
Pak muaj më parë, Gjykata e Posaçme të Apelit la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Llalla u shpall fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.
Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës