Aktualitet Dënohet me 12 vjet burg ish-shefi i Policisë në Dhërmi

Dënohet me 12 vjet burg ish-shefi i Policisë në Dhërmi

Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të premte me 12 vjet burg, ish-shefin e Policisë në Dhërmi, Sokol Bode.

Mbi të rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me grupin e “Habilajve”.

Bode u dënua në mungesë, pasi vijon të mbetet në arrati.