Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtarin e njohur, Aleksandër Gjoka.
Ky i fundit u arrestua 2 ditë më parë nga policia, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
62-vjeçari u ndalua nga uniformat blu në një nga rrugët e Tiranës, pasi iu bë testi i alkoolit.
Kjo është hera e dytë që Gjoka përballet me këtë akuzë.