Kryesore Thellohet kriza SHBA-PD? Basha refuzon ftesën e Yuri Kim

Thellohet kriza SHBA-PD? Basha refuzon ftesën e Yuri Kim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka refuzuar ftesën e ambasadores Yuri Kim për të qenë prezent në ceremoninë e prezantimit të “Defender 21” në Tiranë, stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Shqipëri, ku marrin pjesë dhe shumë trupa amerikane.

Sipas VOA-s, Basha nuk i është përgjigjur ftesës së Yuri Kim.

“Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse”, shkruan Zëri i Amerikës.

Ky zhvillim vjen ndërsa SHBA ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se Stërvitja “Defender Europe 21” dhe kjo Ditë e Hapur janë një rast i shkëlqyer që të shihet nga të gjithë bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan, i cili është krijuar në shumë dekada më parë dhe po forcohet më tej sot dhe për të ardhmen.