Dy shtetasit rus dhe një ukrainas që u arrestuan 3 ditë më parë në bazën ushtarake të Gramshit dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për t’ju caktuar masa e sigurisë.
Ditën e sotme, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt, duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.
Kjo e fundit e ngritur nga prokuroria, pasi në automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.