Aktualitet Gjykata: Kejvinës t’i kthehet celulari, por jo makina dhe llogaria bankare

Gjykata: Kejvinës t’i kthehet celulari, por jo makina dhe llogaria bankare

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot që t’i kthejë velinës së njohur Kejvina Kthella, celularin që i është sekuestruar pasi kishte lidhje me autorin e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Kejvina kishte bërë kërkesë që t’i kthehet automjeti dhe llogaria bankare, por gjykata pranoi kërkesën e saj vetëm kthimin e celularit.

Sekuestrimi është bërë për llogari të hetimit, pasi Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

Para atentatit, 34-vjeçarit iu zbulua se kishte folur shpesh me Kthellën. Modelja u mbajt në polici për gati 10 orë, aty ku dha dhe deklaratën e saj.

Prokurorit Ndoj iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit dhe i vetmi i arrestuar për të është nipi i deputetit të PS-së, Redian Rraja.