Për dy ditë do të jetë gati lista përfundimtare me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kështu shprehet Kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Dvorani bën të ditur se menjëherë pas përfundimit të verifikimeve nga KED, do të nisë intervistimin e kandidatëve, për të bërë pikëzimin e tyre.
KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët, që garojnë për 6 vendet vakante. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, është shoqëruar me debat politik e publik. Presidenti dhe parlamenti kanë të drejtën e përzgjedhjes së 3 anëtarëve secili.
Gjithashtu Dvorani u shpreh për ABC News se mënjëherë pas përfundimit të verifikimeve Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të nis intervistimin e kandiatëve ku do të bëhet edhe pikëzimi.
KED ka përfunduar verifikimet për 11 nga 14 kandidatët që garojnë për 6 vëndet vakante.
Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, është bërë mollë sherri mes qeverisë dhe presidentit, ku secila pale ka të drejtën për të zgjedhur 3 antarë.