Gjykata Kushtetuese heq emrin Besnik Muçit nga faqja zyrtare.
Një ditë pas shkarkimit të tij nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar mandatin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një kërkese që u dorëzua paraditen e sotme ai i kërkonte që të verifikohej mbarimin e mandatit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi.
Rreth orës 14: 50 nga faqja zyrtare online e Gjykatës Kushtetuese u hoq emri, fotoja dhe CV-ja e Muçit.