Politika Meta cakton datën: Kur do hidhet shorti për KED-në

Meta cakton datën: Kur do hidhet shorti për KED-në

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar datën se kur do të mbahet shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Data e zgjedhur është 5 dhjetori 2019.

Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi nga zyra e shtypit e Presidencës

“Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.” -thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, Presidenti Meta do të dalë sërish në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Konferenca do të zhvillohet sot në orën 18:30.

Presidenca nuk ka dhënë detaje mbi temën për të cilën do të flasë Meta.

Gjithsesi, presidenti është përfshirë së fundmi në një kurs përplasjes me mazhorancën, disa ambasada të huaja dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi sa i përket ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.