Kreu i komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa, ka treguar sot një histori nga një mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilën tha se gjyqtari që po hetohej pas një kallëzimi të ILDKP, nuk justifikonte dot 80 mijë euro dhe për këtë ka dhënë një argumentin të çuditshëm, e më pas sipas Xhafajt, ai nuk u hetua as nga prokuroria as nga KLD dhe nuk u mor asnjë masë.
“Nëse navigoni në procesverbalet e KLD, do gjeni shumë çudira, por unë po ju tregoj një prej tyre.
Në një nga mbledhjet e KLD, një gjyqtar gjykohej për shkak të një kallëzimi që kishte bërë ILDKP. Ndërmjet shumë gjërave të tjera ishte një shumë rreth 80 mijë euro që gjyqtari s’e justifikonte dot. Pyetja që iu bë po ku i ke këto 80 mijë euro?
“Këtë ma ka dhënë, unë jam pedagog ma dha pronari i universitetit”.
Po si? Ma dha ju e dini që ai kur shkon nëpër pub fal lekë më fali dhe mua këtë 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe të të falin 80 mijë auro?
Jo pak 80 mijë euro dhe këtë në KLD… Heshti KLD, heshti edhe Prokuroria që mori çështjen e tij. Pse heshti KLD? Se KLD ishte korporata.
Pse heshti prokuroria? Se prokurorët e dinin që një pjesë e mirë e tyre ishin si ata dhe kjo bëri që korrupsion të kthehej në sistem”, tha Xhafa.