Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj gjyqtarit Agron Zhukri që do të marrë të premten vendimin për ndryshimet statuore të marra në Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadium nga Sali Berisha e Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.
Në një intervistë në News 24, Bardhi tha se data e seancës është caktuar në shkelje të ligjit, pasi gjykatësi nuk ka ende dosjen në dorë. Ai e akuzoi gjyqtarin Zhukri se ka pasur një takim me një përfaqësues të ish-kryeministrit Sali Berisha para se të caktonte datën për seancën dhe se këtë gjë e ka të dokumentuar.
Bardhi e quajti “kamikaz” gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statutore, “e pret burgu”.
“I bëj thirrje gjykatës të mos u futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa pasur gjyqtari, pa dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaz”, tha Bardhi ndër të tjera.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Komisioni i Rithemelimit që thotë se ky është një kërcënim i papranueshëm.
“Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.
Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.
Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjykatesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit.