Sport Goditi portierin kundërshtar, kjo është masa ekstreme për babain e Stiven dhe...

Goditi portierin kundërshtar, kjo është masa ekstreme për babain e Stiven dhe Kristian Shpendit

Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian, Liman Shpendi u bë i njohur jo për mirë, ndërsa u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filipo Rinaldi. Video e kësaj ngjarjeje u bë menjëherë virale.

Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Kristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristian Shpendi pjesë e Çezenas dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të ndaluar.

Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.