Bota Wilders tërheq propozimin për ndalimin e xhamive dhe Kuranit në Holandë

Wilders tërheq propozimin për ndalimin e xhamive dhe Kuranit në Holandë

Geert Wilders

Geert Wilders, politikani kontrovers i ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet në Holandë ka tërhequr propozimin e tij për të ndalur mbylljen e xhamive dhe heqjen e Kuranit.

Geert Wilders i Partisë e Lirisë (PVV) bëri një lëshim kyç për partnerët e mundshëm të koalicionit të hënën, duke njoftuar se po tërhiqte një ligj që ai propozoi në vitin 2018 që bën thirrje për ndalimin e xhamive dhe Kuranit.

Kjo lëvizje vjen një ditë përpara se negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme të vazhdojnë pas fitores së zgjedhjeve në nëntor.

Braktisja e projektligjit mund të jetë çelësi për të fituar besimin dhe mbështetjen e tre partive të tjera me të cilat partia e Wilders dëshiron të hyjë në koalicion, shkruan AP.

Një nga liderët e këtyre partive, Pieter Omtzigt, i Kontratës së Re Sociale reformiste, shprehu shqetësimin se disa nga pikëpamjet e Wilders shkelin kushtetutën holandeze, e cila garanton liritë, duke përfshirë lirinë e fesë.

Wilders do të rifillojë bisedimet e koalicionit të me Omtzigt dhe krerët e dy partive të tjera, Partisë Popullore të qendrës së djathtë për Liri dhe Demokraci të kryeministrit në largim Mark Rutte dhe Lëvizjen Qytetarët e Fermerët të udhëhequr nga Caroline van der Plas.

Gjatë një debati parlamentar vitin e kaluar, pasi PVV fitoi 37 vende në dhomën e ulët prej 150 vendesh të parlamentit holandez në zgjedhjet e përgjithshme të 22 nëntorit, Wilders sinjalizoi një zbutje të qëndrimit të ashpër anti-islam të partisë së tij.

“Ndonjëherë më duhet të tërheq propozimet dhe do ta bëj këtë. Unë do t’i tregoj Holandës, legjislativit, partisë së zotit Omtzigt dhe kujtdo që dëshiron të dëgjojë se ne do t’i përshtatim rregullat tona me kushtetutën dhe do të harmonizojmë propozimet tona me të”, tha Wilders gjatë debatit.

Ndër tre ligjet e tërhequra tani nga Partia e Lirisë së Wilders ishte një nga viti 2018 që propozonte ndalimin e “shprehjes islame”. Teksti i ligjit e etiketon Islamin si një “ideologji të dhunshme, totalitare” dhe propozon ndalimin e xhamive, Kuranit, shkollave islame dhe veshjes së burkave dhe nikabit.

Ky projektligj nuk mori kurrë mbështetjen e shumicës në parlament.