Seria A italiane është kampionati që ka prodhuar më shumë gola deri në këtë pikë të sezonit në Euro 2020. Futbollistët që aktivizohen në elitën e futbollit përtej Adriatikut kanë kontribuar me 25 gola në fazën e grupeve, duke qenë edhe lojtarët më vendimtarë të kësaj faze. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë me 5 gola, ndjekur më pas nga Romelu Lukaku me 3, Locatelli, Immobile dhe Perisic me 2, Skriniar e Pessina me nga një realizim.
Bundesliga gjermane ka kontribuar me 22 gola deri në këtë pikë të turneut në Euro 2020. Forsberg, Lewandowski e Patrik Schick gjenden në kuotën e 3 realizimeve, me polakun e Bayern Munich që tashmë nuk do mundet për të thelluar realizimet e tij për shkak se Polonia u eliminua që në fazën e grupeve.
Rahem Sterling e Kai Havertz janë lojtarët më vendimtarë momentalisht për Kombëtaret e tyre, me futbollistët që shënuan dy gola në tre sfidat e para. Dyshja ka përfaqësuar denjësisht Premier League angleze, ku numëron 17 gola pas 36 ndeshjeve të para.
Në 94 gola në total, vetëm 4 gola janë realizuar nga futbollistë që aktivizohen në La Ligën spanjolle.