Ceremonia e 77-të e këtij viti e Golden Globes u përfundua me sukses. Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u mbajt në The Beverly Hilton në Beverly Hills, California dhe transmetuar nga NBC.
Fituesit e mëdhenj ishin Joaquin Phoenix dhe Renée Zellweger që rrëmbyen çmimin si aktorët më të mirë, ndërsa të shumtë ishin edhe emrat e tjerë të njohur që u nderuan.
Russell Crowe u nderua gjithashtu me çmim. Aktori nuk mund të ishte i pranishëm pasi gjendet në Australinë e përfshirë nga zjarret.
Olivia Colman u shpall aktorja më e mirë dramatike për rolin në filmin “The Crown” dhe Laura Dern u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rol joprotagonist.
Nuk mbeti pa çmim edhe filmi i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, që fitoi regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë.
Më poshtë është lista e plotë e fituesve:
Filmi më i mirë: “197”
Filmi më i mirë muzikal ose komedi: “Once Upon A Time In Hollywood”
Aktorja më e mirë: Renee Zellweger
Aktori më i mirë: Joaquin Phoenix
Aktorja më e mirë suportuese (Muzikal/Komedi): Awkwafina
Aktori më i mirë suportues (Muzikal/Komedi): Taron Egerton
Aktorja më e mirë suportuese: Laura Dern
Aktori më i mirë suportues: Brad Pitt
Regjisori më i mirë: Sam Mendes
Skenari më i mirë: Quentin Tarantino
Filmi më i mirë i animuar: “Missing Link”
Filmi më i mirë i huaj: “Parasite”
Kolona më e mirë zanore: Hildur Gudnadottir
Kënga origjinale më e mirë: “I’m Gonna Love Me Again”
Seriali më i mirë (dramë): “Succession”
Seriali më i mirë (muzikal/komedi): “Fleabag”
Përshtatja më e mirë e një filmi në serial: “Chernobyl”
Aktorja më e mirë në një seria;: Michelle Williams
Aktori më i mirë në një serial: Russel Crowe
Aktorja më e mirë për dramë televizive: Olivia Colman
Aktori më i mirë për dramë televizive: Brian Cox
Aktorja më e mirë për muzikal/komedi televizive: Phoebe Waller
Aktori më i mirë për muzikal/komedi televizive: Rami Youssef
Aktorja më e mirë suportuese në serial: Patricia Arquette
Aktori më i mirë suportues në serial: Stellan Skarsgard