Goli i Lionel Mesit me goditje dënimi, në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpulit, u vlerësua edhe si goli më i bukur i edicionit të kaluar të Champions-it.
Ajo ishte rrjeta numër 600 e yllit argjentinas me fanelën e Barcelonës, arritje të cilën kapiteni i “blaugranave” e konkretizoi pas një ekzekutimi të shkëlqyer.
Në sondazhin e realizuar nga UEFA, përdoruesit preferuan Leo Mesin përpara golit të shënuar fluturimthi nga Cristiano Ronaldo kundër Manchester United.
Për argjentinasin kjo është hera tretë në karrierë që fiton çmimin e “Golit të Sezonit” në Champions, pas viteve 2015 dhe 2016.