Kryesore Gonzato takohet me Dumanin: SPAK, lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt...

Gonzato takohet me Dumanin: SPAK, lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar këtë të martë me kreun e SPAK, Altin Dumani. Ai shprehu mbështetjen për punën e tij pasi e priti në një takim.

Sipas Gonzatos, SPAK është lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.

“Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.