Sport Juventus nuk ka rivalë në Serie A, ekipi me më shumë tifozë....

Juventus nuk ka rivalë në Serie A, ekipi me më shumë tifozë. Pas bardhezinjve janë Inter dhe Milan

Juventus është ekipi me më shumë mbështetës në Itali, madje fiton me një distancë të madhe ndaj kundërshtarëve më të mëdhenj në Serie A.

Një sondazh i publikuar nga “La Repubblica” zbulon se 32% e të pyeturve kanë zgjedhur bardhezinjtë si skuadrën e preferuar.

Në krahasim me vitin 2023 ky numër është rritur me 3%, pavarësisht se skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk ka shkëlqyer.

Pas Juves vijnë ekipet e Milanos. Të dy janë në zbritje.

Inter ka 16% të mbështetësve, ndërsa Milan 15%, me rënie respektivisht 1 dhe 2%.

Napoli që është kampioni në fuqi ka bërë për vete 10% të të pyeturve në dallim nga 11% të vitit të kaluar.

Roma është e pesta me 7% me një rritje prej 1% nga 2023. Pjesa e mbetur janë tifozët të ekipeve të tjerë pjesëmarrës në Serie A.