Google do të ofrojë udhëzime mbi çështjet etike që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale, automatizimin dhe teknologjitë përkatëse.
Këshilli i Jashtëm Këshillëdhënës i Teknologjisë së Avancuar (ATEAC) do të përbëhet nga tetë persona dhe përfshin ish-zv/sekretarin e Shtetit dhe një profesor i asociuar në Universitetin e Bath. Grupi do të “konsiderojë disa nga sfidat më komplekse të Google”, tha firma gjatë një konference në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts. Në qershor të vitit 2018 kompania tha se nuk do të ripërtërijë një kontratë që kishte me Pentagonin për të zhvilluar teknologjinë AI për të kontrolluar dronët. Projekti Maven, siç dihej, nuk u prit mirë në vetë radhët e stafit të Google dhe nxiti disa dorëheqje. Në përgjigje, Google botoi një sërë “parimesh” lidhur me këtë teknologji që përfshinin zotimet për të qenë “të dobishme” dhe “të përgjegjshme për njerëzit”.
Këshilli do të mblidhet për herë të parë në prill dhe sipas zyrtarit të lartë të Google, Kent Walker, ai do të ketë edhe tre takime të mëtejshme gjatë 2019.
Google ka publikuar një listë të plotë të anëtarëve të panelit. Kjo listë përfshin matematikanin kryesor Bubacarr Bah, ish-zv/sekretarin amerikan të Shtetit William Joseph Burns dhe Joanna Bryson, e cila jep mësim në shkencat kompjuterike në Universitetin e Bath të Britanisë së Madhe.
Paneli do të diskutojë rekomandimet se si të përdoren teknologji të tilla si njohja e fytyrës. Vitin e kaluar, Diane Greene, pjesë e Google në atë kohë, e përshkroi njohjen e fytyrës si një shkelje të etikës për shkak të mungesës së të dhënave të ndryshme. Në një tezë shumë të cituar me titull “Robotët duhet të jenë skllevër”, Bryson gjithashtu argumentoi tezën kundër prirjes së trajtimit të robotëve si njerëz.
Në vitin 2018 ajo argumentoi se kompleksiteti nuk duhet të përdoret si justifikim për të mos informuar siç duhet publikun se si funksionojnë sistemet e Inteligjencës Artificiale.