Zbardhet identiteti i 19-vjeçarit shqiptar që u arrestua mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti për vjedhje.
I riu shqiptar identifikohet si Marino Zerellari, i cili është i përfshirë në rreth 13 grabitje dyqanesh në Athinë.
Mediat greke kanë publikuar edhe një video, në të cilën spikatet Zerellari dhe bashkëpunëtorë të tij teksa hynë në ambientet e një dyqani duke thyer xhamat dhe më pas shkojnë direkt tek kasa për të marrë paratë.