Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin “Valuta” dhe zbardhi në kohë rekord dhe arrestoi një prej autorëve të grabitjes me dhunë të një kambisti 2 ditë më parë në kryeqytet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pas hetimeve të kryera arrestuan 22-vjeçarin R.S. dhe shpallën në kërkim dy persona të tjerë për grabitjen e 3 milionë lekëve me dhunë në rrugën “Mihal Duri”.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin realizuan grabitjen e punonjësit të pikë valutore.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.