Dy persona janë arrestuar në Korçë si autore të dyshuar e të paktën 7 vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në këtë qytet.
Shtetasi Luan Elmazi, 44 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe Apostol Kallajxhiu, 19 vjeç, të dy banues në Korçë akuzohen si autore të vjedhjeve në lagjet nr 7, 8, 9, 12 dhe 17.
Autorët e dyshuar iu vidhnin qytetarëve nga xhepat telefona celularë dhe sasi lekësh në biznese.
44-vjeçari, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për pesë vjedhje të ndodhura përgjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt në Korçë.
Ai dyshohet se iu ka vjedhur pesë qytetarëve, celularët respektivë të tyre të markës “Samsung”, një prej të cilëve iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa ndaj Apostol Kallajxhiut, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve ngjarje të ndodhura në lagjet nr. 7 dhe 12, ku në dyqanet e dy qytetarëve 19-vjeçari, ka vjedhur një sasi lekësh dhe 10 steka cigare.