Persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar një banesë në Fushë-Krujë.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne.
Sipas policisë nuk pati njerëz të lënduar, por autorët kanë arritur të marrin sende me vlerë dhe një shumë parash.
Nuk dihen ende rrethanat se si autorët kanë hyrë në shtëpinë e Isuf Çelës, por ai njihet edhe si biznesmen në këtë qytet.
Orëve të fundit Fushë-Kruja është përfshirë nga një valë krimesh.
Natën pati shpërthim tritoli në oborrin e një banori, kurse të dielën në mëngjes, një tjetër shtëpi u sulmua nga hajdutët.