Policia ka arritur të identifikojë autorin e grabitjes së bankës në Tepelenë.
Sipas informacioneve të fundit zyrtare, bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.
Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e autorit.
Policia është vënë në ndjekje të tij.