Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.
Pasditen e sotme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.
Ditën e nesërme Policia dhe Prokuroria pritet të dalin në një konferencë për të dhënë detaje nga hetimet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje.
Më herët u njoftua edhe zbulimi i servisit ku është bërë modifikimi i furgonit ‘Hetimi Tatimor’ i cili u përdor për realizmin e grabitjes.
Burime për Report TV bëjnë me dije se servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij. Klement Cala është person i kërkuar në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.