Presidenti, Ilir Meta, dekreton shkarkimin e komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani.
“Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit”, thuhet në dekret.
Shkarkimi i tij u bë pas propozimit të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lidhur me vjedhjen në bazën ushtarake Pashaliman në Vlorë.
Për ngjarjen, Xhaçka firmosi shkarkimin e zinxhirit komandues në bazën ushtarake detare të Pashalimanit.
Nga hetimi administrativ i Shtabit të Përgjithshëm rezulton se të shkarkuarit janë përgjegjës për mangësi në masat e sigurisë në bazë.