Pak pas grabitjes sot në aeroportin e Rinasit policia ka prangosur 4 persona dhe ka shoqëruar të paktën 40 te tjere.
Në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime.
Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga security i aeroportit.
Grabitësit pak pasi kanë marrë paratë, janë larguar menjëherë nga aeroporti por në ikje kanë shkëmbyer zjarr me forcat e policisë duke i sulmuar me granata e kallashnikove.
Policia është përgjigjur me zjarr dhe një prej grabitësve ka mbetur i vrarë.
Sipas dëshmive të para mësohet se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.