Me anë të një deklarate për mediat, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga mbrëmjen e së hënës në Krujë një person, i cili dyshohet si një nga autorët e grabitjes së ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi E.P. banues në Krujë.
“Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.