Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë pjesë e një shkrimi të revistës së njohur greke “Athens Voice”.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë artikuj grekë ku ofendohen shqiptarët, këtë herë ka qenë një surprizë përmbajtja e tij.
“Idhujt botërorë të pop-it nga Shqipëria” nis artikulli, duke treguar rrugëtimin e vajzave në divat e muzikës botërore.
Ndër të tjera theksohet sesa krenare ndihen këto vajza për prejardhjen e tyre.
Në shkrim është prekur problemi i paragjykimit që grekët u bëjnë emigrantëve, sidomos shqiptarëve, ndonëse në Greqi ka shumë të tillë.
Mbase duke ju referuar këtu këngëtares Eleni Foureira, e cila edhe pse me një zë unik, ju desh shumë kohë të pranonte se nga vinte, pikërisht nga frika paragjykimit.
Në shkrim janë marrë shembull vende si SHBA dhe Britania e Madhe, ku nuk ka rëndësi se nga je por nëse ke talent i ke të gjitha mundësitë për të qenë ai që dëshiron.
Në fund revista greke e përmbyll artikullin e saj me frazën “aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ia dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur”.