Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridalosit në Greqi, ku sapo ishte transferuar.
Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes “Protothema“, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.
Shqiptari dyshohet se u vra me thikë, gjatë një përleshjeje ku u përfshinë disa persona.
Albert Bako ishte në burg pasi në nëntor të 2014-s hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona.
Gjithashtu, sëbashku me një tjetër person dyshohej si porositësi i atentatit ndaj avokatit grek Antonopoulos.
Policia e kishte cilësuar Bakon si një individ psikopatik, me profilin e një vrasësi serial.