Qytetarët grekë më 21 maj do të votojnë ne zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kryeministri Mitsotakis kërkon një tjetër mandat në krye të qeverisë.
Më 21 maj në Greqi zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ishte kryeministri grek Mitsotakis, ai i cili bëri me dije datën, duke u shprehur se ai donte një plan të pastër për të shtyrë reformat e mëtejshme pas katër vjetësh në krye në qeverisë.
“Vendi dhe qytetarët kanë nevojë për horizonte të qarta… zgjedhjet kombëtare do të mbahen në fund të mandatit katërvjeçar sic eshte planifikuar”, tha Mitsotakis.
Sipas sondazheve, Partia Demokracia e Re e Mitsotakis që kur erdhi në pushtet nga vitit 2019 ka mbajtur epërsi të lehtë ndaj opozitës së majtë SYRIZA.
Por aksidenti tragjik hekurudhor që vrau 57 persona ka nxitur zemërimin e publikut dhe e ka ngushtuar këtë hendek.
Kryeministri shtoi se përvoja “e dhimbshme dhe traumatike” e fatkeqësisë hekurudhore nxori në pah mangësitë që shteti ka ende.
Teksa pranoi se “u bënë gabime”, Mitsotakis tha se slogani i tij i partisë do të jetë “ne do të vazhdojmë ta ndryshojmë Greqinë në mënyrë më jokonvencionale dhe me guxim”.
Zgjedhjet e 21 majit do të zhvillohen sipas një sistemi të ri të përfaqësimit proporcional. Ky sistem e bën të vështirë për një parti që të fitojë një shumicë të qartë, duke dhënë mundësi për një raund të dytë balotazhi. Ky votim balotazhi më pas pritet të zhvillohet në korrik.