Ekonomi Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve.

Në vendimin e mbledhjes së sotme, nafta është ulur me 3 lekë dhe do të shitet me çmim jo më shumë se 184 lekë/litri.

Benzina do të shitet me 186 lekë/litri, duke u rritur me 1 lek.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.