Ka rinisur procesi gjyqësor ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit të cilët akuzohen për vrasjen e komisarit Artan Cuku.
Pas një vit pezullimesh të procesit gjyqësor për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku. gjatë seancës u relatuan nga ana e gjykatës një serë shkresash që ishin bërë nga ana e Policisë Fier dhe Berat për arrestimin e dy të pandehurve, por pa rezultate konkrete.
Babi i Jambellit Idajet Muho, ka firmosur fletëthirrjen për marrjen dijeni për nisjen e procesit gjyqësor, por është shprehur se nuk ka dijeni ku ndodhet Bledar Jambelli. Prokurori i çështjes Behar Dibra relatoi se është njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme se në 10 Korrik 2019 është liruar nga gjykata supreme greke Bledar Jambelli, me argumentin se i rrezikohej jeta, pasi ka ai mbiemër minoritar.
Sipas Prokurorit po në 15 Tetor 2019 është njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme se është liruar edhe bashkëpunëtori i Jambellit, Kristaq Leci.
Ndërsa avokati i viktimës Neshat Fara debatoi ashpër në seancë me gjykatën pasi i quajti qesharake dhe kriminale fletëthirrjet dhe shkresat e policisë të cilët i kërkonin dy të pandehurit ne banesat e tyre kur kanë dalë lajme në mediat audiovizive se ata janë arrestuar dhe më pas liruar pasi, u rrezikohej jeta.
“Janë bërë në Greqi pa fund emisione dhe speciale për ta, ju kanë cilësuar ju si gjykata të korruptuara dhe raciste pasi Jambelli ka marrë mbiemër minoritar. Turp për shtetin tonë pasi ata u arrestuan për llogarinë tonë dhe më pas lirohen”, është shprehur ai. Togat e zeza për shkak të mos marrjes dijeni të dy të pandehurve seanca u shty për në 14 Nëntor ora 14:30.
Sipas hetimeve të Prokurorisë Shqiptare vrasja u porosit nga Bledar Jambelli, një person i arrestuar më parë nga komisari. Ndërkohë Kristaq Leci dyshohet të jetë bashkëpunëtori i Mikel Shallarit, ekzekutuesit të komisarit.
Gjyqi zhvillohet në mungesë, kjo pasi dy personat nuk janë njoftuar. Gjykata greke ka liruar disa javë më parë më parë, Kristaq Lecin. Ai u arrestua në Greqi më datë 12 gusht me kërkesë të autoriteteve tona, por për arsye ende të paqarta u lirua ndërkohë që duhej të sillej në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për akuzat ndaj tij.
Më parë, Greqia kishte refuzuar ekstradimin drejt vendit tonë të Kristaq Lecit, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku më 8 prill të 2017-s, ndërsa mbetet ende i paqarta shkaku që çoi në lirimin e tij.