Aktualitet Iu qep pas 30-vjeçares dhe i theu xhamat e lokalit, policia kap...

Iu qep pas 30-vjeçares dhe i theu xhamat e lokalit, policia kap të “fiksuarin” nga Elbasani

Policia e Elbasanit arrestoi shtatë persona gjatë ditës së djeshme për një zërë akuzash që nisin nga armëmbajtja pa leje deri tek drejtimi i motorit pa patentë.

Mes të arrestuarve është edhe një 77-vjeçar, të cilit iu kap një pistoletë pa leje.

Gjithashtu policia arrestoi një tjetër person në Elbasan, i cili i ishte “qepur pas” një 30-vjeçareje, të cilës i kishte thyer edhe xhamat e lokalit.

Njoftimi i plotë i policisë

Nga vjedhje, tek përndjekje, kanosje e posedim droge, Policia e Elbasanit vë në pranga gjatë 24 orëve të fundit 7 persona, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve”, shtetasi:

R. V., 77 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe 7 fishekë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. B., 25 vjeç dhe F. Q. 21 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë u kapën duke vjedhur pjesë metalike të një makinerie, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin tip Seat, me të cilin do të bënin transportimin e tyre.

Xh. Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me fjalë, si dhe i ka thyer xhamat e lokalit një vajze 30-vjeçare.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë:

N. B., 61 vjeç, banues në fshatin Dëshiran, Belsh dhe I. K., 28 vjeç, banues në Librazhd. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.