Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg denoncoi “tragjedinë” e pabarazisë së vaksinave dhe dhuroi 100 mijë euro nga fondacioni i saj në programin Covax për qasje globale në dozat e vaksinave kundër Covid-19. Donacioni do të mbështesë blerjen e vaksinave për popullatat më të rrezikuara dhe punëtorët shëndetësorë në disa nga vendet më të varfra në botë.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të trajtuar tragjedinë që është pabarazia e vaksinave”, tha Thunberg.
“Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar çekuilibrin e madh që ekziston sot në botë në luftën kundër Covid-19. Ashtu si me krizë klimatike, së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit. Covax, ofron rrugën më të mirë për të siguruar ndarjen e drejtë të vaksinave dhe një rrugëdalje nga pandemia”, theksoi ajo.