Aktivistja adoleshente Greta Thunberg i ka kërkuar kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe udhëheqësve të tjerë të botës të bëjnë më shumë për mjedisin, pasi ajo udhëhoqi një protestë prej 500 mijë veta në Montreal, si pjesë e një valë globale të ‘protestave për klimën’.
16-vjeçarja suedeze u takua privatisht me kryeministrin kanadez, por më vonë tha në një konferencë shtypi me drejtuesit vendas se ai “nuk po bënte sa duhet” për të frenuar gazrat serë që janë përgjegjës për ngrohjen globale.
“Mesazhi im për të gjithë politikanët në mbarë botën është i njëjtë. Thjesht dëgjoni dhe veproni sipas shkencën aktuale më të mirë të mundshme”, tha Thunberg.
Fjalimi i saj i ashtuquajtur ‘Si guxoni?’, që ajo mbajti në samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara, u bë viral në rrjetet sociale dhe u përdor në shumë tituj lajmesh.
“E reja ka frymëzuar miliona të rinj që janë tërhequr nga kauza e saj, nga pasioni i saj dhe një stil retorik i pjekur, i përkushtuar që e tejkalon moshën së saj të re”, shkruan gazeta britanike ‘The Guardian’.
Gjithashtu ajo është kthyer edhe në objekt tallje nga disa, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump, i cili në mënyrë sarkastike shkroi në Twitter se “ajo duket shumë e lumtur, si një vajzë e re që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme”.