Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar një anë tjetër të sajën që askush nuk e ka ditur më parë.
E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Duma është shfaqur në një tjetër formë.
Veshur si motoriste, jashtë profilit politik dhe veshjeve zyrtare, ish-deputetja ka shpërndarë pica nëpër kryeqytet për të gjithë klientët e interesuar.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve, të cilët e kanë fotografuar dhe i kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale duke i bërë kështu virale.