Gjatë intervistës së saj në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, deputetja demokrate Grida Duma zbuloi edhe një bisedë që kishte bërë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën para mbledhjes së kryesisë.
Pak më herët ajo tha se ekipi i ri duhet të bëjë të mundur fitoren e zgjedhjeve të qershorit dhe se përgjegjësia për ta ishte e Bashës, por shtoi se Partia Demokratike ka edhe një tjetër mision, të sqarojë demokratët.
“Sot askush nuk ka arsye pse të tallet me demokratët, duhet të jemi të qartë, të dimë çfarë do realizojmë me protestat, të dimë që s’ka qeverisje me Ramën, duhet të nxjerrim kandidatët sa më shpejtë, të fillojnë nga puna për zgjedhjet. Demokratët duan fitoren.
Ata e meritojnë fitoren. Gjithçka që më shqetëson mua e kam diskutuar edhe më Bashën i ka thënë s’kemi më asnjë luks për të eksperimentuar. Mua me dhimbsen demokratët, janë ata që kanë bërë opozitë në ditë të këqija, pa punë me borxhe”,- u shpreh deputetja.