Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Viktima është Sokol Prenga, 47 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës. Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët.
Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.
Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin.