Aktualitet Grupi i Shullazit dënohet me 55 vite burg

Grupi i Shullazit dënohet me 55 vite burg

Grupi i Emiljano Shullazit është dënuar me 55 vite burgim nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burgim, Gilmando Danin me 12 vite, Endrit Qyqja me 10 vite burg, Endrit Zela me 10 vite burg dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Vetë Shullazi ka qenë i pranishëm në seancë së bashku me Gilmando Danin, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën. Ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte në seancë dhe kishte kërkuar shtyrjen me pretendimin se është i sëmurë.

Por trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën e tij për shtyrje të seancës pasi nuk është vizituar te mjeku i burgut. Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese.

Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe gjobëvënie.

Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e gjyqësorit.