Ekonomi Blerjet online, dy javë kohë klientit për të kthyer mallin

Blerjet online, dy javë kohë klientit për të kthyer mallin

Të gjitha bizneset që tregtojnë online do të jenë të detyruara që brenda një periudhe 2 javore t’iu japin mundësi klientëve të tyre të kthejnë mbrapsht produktet nëse kanë probleme me cilësinë apo masat në rastet e veshjeve.

Ndryshimet ligjore për blerjet online të miratuara në mbledhjen e qeverisë, parashikojnë dhe  krijimin e sigurisë dhe për pagesat.

Për të rritur sigurinë dhe ndaluar abuzimet tatimore me blerjet online është ngritur dhe një task-forcë që gjurmon transaksionet online të këtyre bizneseve.