4 milionë euro pasuri që ju sekuestruan grupit kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës që vepronte mes Italisë dhe Shqipërisë janë të gjitha në vendin tonë.
Bëhet fjalë për 15 apartamente, 1 truall toke, 7 autovetura dhe skafi i sekuestruar në Vlorë.
Nga 37 personat e arrestuar nga ky operacion, 10 janë arrestuar në Tiranë dhe Vlorë.
Hetimet për operacionin policor të koduar “Kulmi” kishin nisur në mars 2017 deri me janar 2019.